Garat e UEFA-s, Shkëndija ka fituar më shumë pikë

04.08.2026 15:07

Derisa skuadrat më të mëdha evropiane ende presin fillimin e rrugëtimit...

Derisa skuadrat më të mëdha evropiane ende presin fillimin e rrugëtimit të tyre në garat e UEFA-s, klubet nga kampionatet me koeficient më të ulët tashmë kanë hyrë në fazën më intensive të kualifikimeve.

Nga sot nisin ndeshjet e raundit të tretë kualifikues, ndërsa përveç luftës për kualifikim, klubet dhe federatat bëjnë edhe përllogaritjet e pikëve të fituara për koeficientin e UEFA-s, si dhe të të ardhurave financiare nga pjesëmarrja në sezonin 2026/27.

Klubet e Maqedonisë së Veriut kanë grumbulluar 1.333 pikë për koeficientin sezonal të UEFA-s në edicionin 2026/27, pas ndeshjeve të zhvilluara deri më tani në garat evropiane.

Kontributin më të madh e ka dhënë Shkëndija, e cila ka siguruar 2.000 pikë, ndërsa Vardari dhe Sileksi kanë kontribuar me nga 1.000 pikë secili. Pikët e fituara nga klubet pjesëmarrëse ndahen me numrin e skuadrave që përfaqësojnë federatën, duke bërë që koeficienti sezonal i Maqedonisë së Veriut të jetë 1.333.

Në krahasim me federatat fqinje, Kosova ka bilancin më të mirë deri në këtë fazë të sezonit me 1.500 pikë, ndërsa Shqipëria ka grumbulluar 1.375 pikë.

Te klubet kosovare, Drita dhe Ballkani kanë dhënë kontributin më të madh me nga 2.000 pikë, ndërsa Malisheva ka fituar 1.500 dhe Prishtina 0.500 pikë.

Ndërkohë, në Shqipëri, Egnatia ka siguruar 2.000 pikë, Dinamo Tirana 1.500, ndërsa AF Elbasani dhe Vllaznia kanë kontribuar me nga 1.000 pikë.

Garat evropiane janë ende në zhvillim dhe renditja sezonale mund të ndryshojë në javët në vijim.

Çdo fitore dhe çdo kualifikim në raundet e ardhshme do të ndikojë drejtpërdrejt në koeficientin e federatave, i cili përcakton pozicionin e tyre në renditjen e UEFA-s dhe numrin e skuadrave që do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane në sezonet e ardhshme. (Safet Ademi, TVM2)


Pikët e fituara në sezonin 2026/27:

Maqedonia e Veriut – 1.333 pikë

Kosova – 1.500 pikë

Shqipëria – 1.375 pikë

----------------------

Kontributi i klubeve

Maqedonia e Veriut

Shkëndija – 2.000 pikë

Vardar – 1.000 pikë

Sileksi – 1.000 pikë