Gostivar, bie numri i kontrolleve mjekësore

04.08.2026 15:20

Gjendja epidemiologjike në Gostivar shënon një rënie të lehtë...

Gjendja epidemiologjike në Gostivar shënon një rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. 
 
Në bazë të të dhënave zyrtare, institucionet kompetente shëndetësore vazhdojnë mbikëqyrjen e pandërprerë epidemiologjike dhe koordinimin në terren.“Gjatë 3 gushtit 2026 janë regjistruar gjithsej 78 kontrolle mjekësore.
 
Ky numër është për 6 kontrolle më i ulët krahasuar me ditën paraprake, kur ishin evidentuar 84 kontrolle” njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.Ndërkohë, Shtabi Qendror i Krizave do të mbajë mbledhje për gjendjen me ujin në Gostivar.
 
Në takim merr pjesë edhe udhëheqësi i Komitetit Drejtues dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, së bashku me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e krizës me furnizimin me ujë në qytet.