Maqedoni

Përplasje politike pas fjalimit të Ilindenit, Zhernovski: Mickoski përçan qytetarët

04.08.2026 15:57

Përplasja mes pushtetit dhe opozitës vazhdon pas fjalimit të kryeministrit Hristijan Mickoski...

Përplasja mes pushtetit dhe opozitës vazhdon pas fjalimit të kryeministrit Hristijan Mickoski në manifestimin e Ilindenit. LSDM-ja e akuzon kreun e qeverisë për gjuhë përçarëse dhe nxitje të ndarjeve. Zhernovski nga LSDM tha se Mickoski ka keqpërdorur një festë shtetërore për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe qytetarët që nuk pajtohen me të.
 
“Ditën kur duhet të flitet për liri, ditën kur duhet të flitet për dinjitet dhe për të ardhmen, Mickoski përsëri zgjodhi t’i fyejë bashkëqytetarët e tij. Mickoski përsëri zgjodhi ta ndajë popullin. Kjo më nuk është patriotizëm, kjo është urrejtje politike patologjike”, deklaroi Andrej Zhernovski nga LSDM.
 
Përplasje politike pas fjalimit të Ilindenit, VMRO: LSDM-ja u njoh vetë si “llum i shoqërisë”
 
Nga VMRO-DPMNE-ja i hodhën poshtë akuzat, duke thënë se LSDM-ja është vetë pjesë e asaj që e cilëson si “llum i shoqërisë”.
 
“LSDM-ja u njoh dhe vetë u shpall si llum i shoqërisë, ndërsa një nga themeluesit e këtij llumi është pikërisht ambasadori i tyre i pasuksesshëm, Zhernovski. Sistemi deri tani ishte i tillë, sepse për dekada njerëz si Zhernovski, Zaev dhe Filipçe e kanë vjedhur dhe shkatërruar atë”, theksojnë nga VMRO-DPMNE. 
 
Përplasja mes dy partive vjen pas fjalimit të Mickoskit në Pelincë, ku kryeministri foli për, siç tha, luftën kundër “urrejtjes, cinizmit dhe talogut që e ka kapluar shoqërinë”, ndërsa opozita e interpretoi këtë si sulm ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve që mendojnë ndryshe.
 
ERSAN PAJAZITI