Botë

Evropa në flakë nga vala e të nxehtit, zjarre masive edhe në Greqi dhe Shqipëri

04.08.2026 17:28

Moti i nxehtë, temperaturat e larta po përkeqësojnë zjarret në të gjithë Evropën...

Moti i nxehtë, temperaturat e larta po përkeqësojnë zjarret në të gjithë Evropën. Zjarre të mëdha pyjore po përhapen në Holandë dhe Itali.
 
Në Ballkan, situata më kritike është në Greqi, ku zjarri në pjesën perëndimore të Atikës vijon të jetë jashtë kontrollit, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuime të reja në të paktën tri zona të vogla të banuara në veri të qytetit industrial të Megarës.
 
Një zjarr i madh ka përfshirë edhe jugun e Shqipërisë, pranë Delvinës dhe Finiqit, ku autoritetet e kanë cilësuar situatën kritike. Gjendja më e rëndë mbetet në zonën e Dardhës.