Futboll

Ndeshje spektakolare në Kupën e Amerikës, barazon Kili

16.06.2015 12:07

Arturo Vidal dhe Matias Vuoso që të dy kanë shënuar nga dy gola, derisa nikoqiri i Copa America, Kili, barazoi 3-3 ndaj Meksikës në ndeshjen e dytë të garës...

Kili dy herë e pa veten në disavantazh në pjesën e parë dhe të dy herët barazoi, me Vidal që “anuloi” golin e Matias Vuosos pas vetëm 60 sekondash (22’).
 
Raul Jimenez më pas kaloi sërish në epërsi Meksikën pak para fundit ët pjesës së parë, por Eduardo Vargas barazoi pas një harkimi të Vidal.
 
Mesfushori i Juves më pas ia dha Kilit epërsinë për të parën herë, dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke shënuar nga penaltia.
 
Por, Meksika barazoi më vonë me anë të golit të dytë të Vuoso, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 3-3. 
 
Në ndeshjen tjetër të grupit Bolivia dhuroi surprizën e madhe pasi mundi me rezultatin 3-2 Ecuadorin duke shënuar fitoren e parë në Kupën e Amerikës pas plot 18-vjetësh.
 
Tre gola të realizuar në pjesën e parë nga Raldes, Smedberg dhe Moreno, bënë të pavlefshëm finalizimet e Ener Valencias dhe Bolanos në pjesën e dytë, me këtë të fundit që shënoi një gol spektakolar.
 
Kjo fitore e ngjiti Bolivinë në kuotën e 4 pikëve, po sa edhe Kili që kryeson grupin.