Alkaraz nuk do ta mbrojë titullin në “Cincinnati”
05.08.2026 14:23
Tenisti spanjoll Karlos Alkaraz...

Tenisti spanjoll Karlos Alkaraz është tërhequr nga turneu Masters në “Cincinnati” për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës së djathtë, i cili e ka mbajtur larg fushave që nga prilli.
Numri dy i botës shpresonte të rikthehej për të mbrojtur titullin në këtë turne, që shërben si një përgatitje e rëndësishme për US Open.
Alkaraz ndeshjen e fundit e zhvilloi në turneun e Barcelonës, pas së cilës mungoi në Roland Garros dhe në të gjithë sezonin në bar, përfshirë edhe Wimbledonin.
Ai është i regjistruar për Grand Slam-in e fundit të sezonit, US Open, ku gjithashtu mbron titullin.
