Liga e Konferencës, Egnatia dhe Dinamo munden në transfertë
Egnatia zbriti në fushë mbrëmjen e djeshme...

Egnatia zbriti në fushë mbrëmjen e djeshme për ndeshjen e parë të raundit të tretë të UEFA Europa League, duke u përballur në transfertë me irlandezët e Shamrock Rovers.
Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka pësuar disfatë 3:1 në Dublin të Irlandës nga Shamrocku.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 29-të, kur Graham Burke u tregua i saktë nga pika e bardhë, pasi arbitri akordoi penallti për Shamrock Rovers.
Pas ndërhyrjes së VAR-it, Egnatias iu dha një penallti në minutën e 40-të, por Guillem Jaime u ndal nga portieri Ed McGinty.
Megjithatë, në vijim të lojës Aaron Greene devijoi topin në portën e tij, duke rikthyer baraspeshën në 1-1.
Në minutën e 57 të ndeshjes Aaron Greene u shlye për autogolin e pjesës së parë, duke dërguar në rrjetë një tjetër krosim nga këndi dhe duke vulosur rezultatin 3-1. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 11 gusht, në orën 21:00, ku Egnatia do të synojë të përmbysë disavantazhin përpara tifozëve të saj.
Ndërsa Dinamo është mundur me rezultatin 1-0 nga Auda në ndeshjen e parë të fazës së tretë kualifikuese të Conference League. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 65-të nga Diedhiou.
Ndeshja e dytë mes Dinamos dhe Audës do të luhet më 13 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”, ku skuadra shqiptare do të kërkojë fitoren dhe kualifikimin në fazën tjetër të Conference League. (Safet Ademi, TVM2)
