Liga e Konferencës, Shkëndija luan nesër ndaj Hibernian
Shkëndija e Tetovës, do të zbresë në fushë pasditen e së enjtës...

Shkëndija e Tetovës, do të zbresë në fushë pasditen e së enjtës për të zhvilluar takimin e parë të raundit të tretë të UEFA Conference League ndaj skuadrës skoceze të Hibernian.
Ndeshja do të luhet në Edinburg, duke nisur nga ora 21:00 dhe të njëjtën mund ta ndiqni në transmetim direkt të TVM2.
Ndeshja e kthimit është programuar një javë më vonë në arenën “Todor Proevski” në Shkup.
“Përveç se duhet të jemi të kujdesshëm, normalisht që duhet të futemi edhe për një rezultat pozitiv. Pavarësisht se është ndeshja e parë nuk do me thënë se nuk duhet të futesh për rezultat pozitiv. Thjesht dallon nga ndeshja e dytë, kështu që gjithë jemi të gatshëm dhe shpresojmë se në fund do dalim me rezultat pozitiv.” – tha kapiteni i Shkëndijës, Arbin Zejnullai.
Skuadra e drejtuar nga Pollozhani vjen në këtë përballje pas një ecurie pozitive në Europë, duke eliminuar me sukses Europa nga Gjibraltari dhe Bravon nga Sllovenia në dy raundet e para të kompeticionit.
Tashmë, Shkëndija synon të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm drejt fazës play-off, duke mbajtur gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar për herë të dytë në fazën e ligës së UEFA Conference League. (Safet Ademi, TVM2)
