Maqedoni

Protestojnë nga shoqata “Hema Onko”, mungesë e barnave për pacientët onkologjikë Zoladex, Fulvestrant dhe Xgeva

06.08.2026 13:51

Pacientët me sëmundje të kancerit protestuan...

Pacientët me sëmundje të kancerit protestuan para ministrisë së Shëndetësisë për mungesë dhe vonesa të terapisë.
 
Një pjesë e terapisë nga dita e djeshme ka arritur ,një pritet të vijë në ditët në vijim,teksa shtojnë se këtë herë mungon pjesa e terapisë që është në listën pozitive.
 
“Çdo muaj përballemi me të njëjtin problem. Ka vonesa prej pesë apo dhjetë ditësh dhe askush nuk na tregon saktësisht ku qëndron problemi. Kemi dëgjuar se fajësohen distributorët, por pacientët meritojnë përgjigje të qarta”, mungesat e terapisë po krijojnë frikë, revoltë dhe mungesë informacioni te pacientët, ndërsa kërkesa e tyre mbetet që terapia të sigurohet në kohë dhe pa ndërprerje.Për momentin mund të themi se problemi është tejkaluar pjesërisht. Terapia ka filluar të arrijë në Klinikën e Onkologjisë dhe përmes grupit tonë i njoftojmë pacientët se cilat barna kanë mbërritur”, deklaroi Ana Marjanoviç nga shoqata “Hema Onko”
 
Nga shoqata Hema Onko thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me ministrinë e Shëndetësisë dhe shpresojnë në zgjidhjen e problemit.
 
“Ne besojmë se duhet të ketë planifikim më të mirë dhe një rrugë më të mirë organizative për të përcaktuar se cilët pacientë, në cilat raste dhe në çfarë mënyre do të marrin terapinë. Për disa terapi, ne besojmë se në qytete të tjera duhet të krijohen kushtet që ato terapi të mund të vazhdojnë. Dhe ne shpresojmë, dhe kështu u morëm vesh, diku t’i lëmë ministrit pak hapësirë. Gjithsesi, ai është ministër vetëm 20 ditë, për, mirë, le të themi, të përshtatet në detyrën e re. Shpresojmë që së shpejti do të kemi një takim me të për të diskutuar se çfarë duam të arrijmë dhe çfarë na nevojitet si pacientë onkologjikë”, u shpreh Marjanoviç.
 
Nga shoqata Hema Onko  paralajmëruan  se nëse nuk gjendet një zgjidhje, pacientët do të vazhdojnë protestat, jo vetëm para Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe para Qeverisë, Klinikës së Onkologjisë apo distributorëve përgjegjës.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI