Maqedoni

MASH, nga 10.000 denarë për 36 nxënës, fitues të garave shtetërore dhe për mësimdhënsit e tyre

16.06.2015 14:14

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka filluar të bëjë pagesën e shpërblimeve në të holla për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe mentorëve të tyre mësimorë...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka filluar të bëjë pagesën e shpërblimeve në të holla për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe mentorëve të tyre mësimorë, të cilët gjatë vitit shkollorë 2014/2015 morën çmimet e para në gara shtetërore të organizuara nga Shoqata e Mësimdhënësve, e cila është e akredituar për organizimin e garave përkatëse, nga ana e Ministrisë. 
 
Deri më tani, gjithsej 36 nxënës dhe mësimdhënës mentorë të cilët kanë aplikuar në ministri për pagesën e mjeteve për vendin e parë të fituar në gara shtetërore, do të shpërblehen me një shumë në vlerë prej 10.000 denarë. 
 
Ministria e Arsimit dhe Shkencës falenderon  të gjithë nxënësit  të cilët morën pjesë në garat shkollore gjatë  këtij viti shkollor, uron fituesit dhe inkurajon që edhe në të ardhmen të marrin pjesë dhe të konkurojnë me njohuritë e tyre në këto gara.