Betohen deputetët e kuvendit të Kosovës, Kurti kërkoi kohë shtesë për kryeparlamentarin
06.08.2026 14:43
Deputetët e përbërjes së 11 të kuvendit të Kosovës...
Deputetët e përbërjes së 11 të kuvendit të Kosovës e dhanë betimin në kuadër të seacës konstituive.
“Betohem”, deputetët “Betohem”, deklaroi kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.
Megjithate seanca konstituive nuk u përfundua, pasi në momentin kur Lëvizja Vetëvendosje duhej të propozonte kandidatin për kryetarë të Kuvendit, kreu i kësaj partie Albi Kurti, kërkoi të ndërpritet seanca për tu dhënë kohë biseidmeve me LDK-në për formimin e institucioneve.
“Kërkojmë kohë shtesë që tu japim shancë bisedimeve politike për marrveshje për president, apo presidente të re”, u shpreh kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
Në takimet me Kurtin po përpiqemi që ti shmangim zgjedhjet e reja, ka thënë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku.
“Sa më shpesh që takohemi më e mundshme është zgjidhja. Po takimet janë të mira në aspektin e diskutimeve. Ka shum afrime në shum çështje por ende kemi distancë në çëstjen kryesore që është balanca demokratike”, theksoi kryetari i LDK-së, Lumir Ahbdixhiku.
Deri më tani edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe LDK në parim kanë shprehur gatishmëri për bashkë qeverisje, por ajo që i ndanë këto parti është çështja e presidnetit të shtetit.
LDK kërkon që presidenti ti takojë asaj, derisa Vetëvendosje thotë se president i shtetit duhet të jetë një figurë konsensuale apartiake.
Paraprakisht krerët e dy partive të tjera opozitare Bedri Hamza i PDK-së dhe Ardian Gjini i Alenacës, kanë refuzuar ftesën e fundit për takim me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, duke deklaruar se partitë e tyre do të mbeten në opozitë.
GYLTENE SINANI
