Korridori tetë drejt Bullgarisë, nënshkruhet marrëveshje për pjesën hekurudhore
06.08.2026 14:43
Qeveria nënshkruan marrëveshjen për realizimin...

Qeveria nënshkruan marrëveshjen për realizimin e hekurudhës nga Kriva Pallanka e deri në vendkalimin kufitar Deve Bair drejt Bullgarisë, pjesë e korridorit tetë.
Fondet në vlerë 175 milion euro për realizimin e kësaj faze të tretë janë siguruar nëpërmjet bankës Evropiane për Investime dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Projekti mbështetet edhe me 149 milion euro grant nga Bashkimi Evropian.
“Nuk ishte e lehtë në këto dy vite, ishte mjaft sfiduese. E rëndësishme është se arritëm të realizojmë marrëveshje me Bullgarinë për tunelin hekurudhor përtejkufitar, I cili duhet të lidh dy shtetet. Vetëm në këtë formë ky projekt merr kuptimin”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.
“Ky projekt do të afroj vendin me fqinjët dhe Evropën. Do ta bëj udhëtimin më të lehtë, por edhe mundësitë. Ne jemi krenar që mundemi të mbështesim këtë investim të rëndësishëm. Mbetemi të përkushtuar në bashkëpunimin me qeverinë maqedonase, të cilat do të sjellin benefite afatgjate për qytetarët”, u shpreh përfaqësuesi i EBOR për Maqedoninë, Fatih Turkmenoglu.
Korridori tetë, I cili lidh Detin e Zi me detin Adriatik, nëpërmjet Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, pritet të përshpejtoj transportin e udhëtarëve, mallrave, duke rritur shkëbimin tregëtarë dhe zhvillimin ekonomik. Edhe kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi avancimin e projektit.
“Ashtu siç ishte para dy vitesh projekti, do të duhej të përfundonim në mes të tunelit, pa pasur qartësi nga fqiu ynë lindor se do të kemi modernizim të seksionit, e cila ndërlidh kufirin me Sofjen përfshi edhe pjesën tjetër të tunelit. Po, nevojitej kohë, duhej të arrihej përparim në bisedimet me fqinjin lindor, dhe kjo u arrit dhe u nënshkruan marrëveshje”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Seksioni hekurudhor Kriva Pallankë - Deve Bair është e gjatë 22 kilometra dhe përfshin ndërtimin e 52 urave dhe 21 tuneleve në gjatësi prej 7.8 kilometrave.
MERAL ISMAILI
