Mucunski për “Politiko”: Meritojmë anëtarësim të parashikueshëm në BE
06.08.2026 14:43
E meritojmë një rrugë të drejtë, të parashikueshme...

E meritojmë një rrugë të drejtë, të parashikueshme dhe të besueshme drejt anëtarësimit në BE. Ky ka qenë qëndrimi i ministrit të jashtëm Timço Mucunski dhënë në intervistë për buletinin “Politico”.
Në këtë artikull kryediplomati ka shtuar se ky stagnim shoqërohet me frustracion nga mungesa e rezultateve politike, duke shtuar se vendi është bërë “rast studimor” se si mosmarrëveshjet dypalëshe mund ta pengojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Të thuhet se ndaj nesh është vepruar padrejtësisht është një përshkrim tepër i butë. Ideja për ndryshimin e Kushtetutës u bë politikisht toksike pas “shumë” lëshimeve të bëra. Maqedonasit janë lodhur nga “zhvendosja e vazhdueshme e objektivit” dhe nuk besojnë se Bullgaria nuk do të kërkojë sërish diçka të re. Ky është një keqpërdorim absolut i pozitës së një shteti anëtar të Bashkimit Evropian”- thuhet në komunikatën e MPJ-së.
LSDM- VMRO-së?, cili plan ju çon në Bruksel në mes të verës?
Ndërkohë partitë politike për ditë me rradhë me akuza të ndërsjella për fajësimin në ngecjen e integrimit. LSDM kërkon sqarim nga Mickoski për udhëtimin e tij në Bruksel, siç thonë ata, në kohën e pushimeve.
"Brukseli është vend i burokracisë evropiane, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Atje shkohet kur ke punë konkrete me Unionin Evropian. Pse Hristijan Mickoski pikërisht tani shkon në Bruksel? Kjo qeveri nuk ka rezultate në asnjë fushë. Mënyra e vetme për të dëshmuar ndonjë “sukses” është që t’i hap negociatat me BE-në. Dhe kjo nënkupton një gjë: pranimin e propozimit francez. Timço Mucusnki tashmë e ka thënë: bisedime “nën radar”. Plan i fshehtë? Përse plan i fshehtë? Sepse votuesit e VMRO-së nuk guxojnë ta kuptojnë se sërish janë zhgënjyer”- thuhet në komunikatën e LSDM-së.
VMRO: Fzhehurazi vendosët ju, dëmtuat kombin
Nga VMRO-DPMNE me kundër-akuzë se pikërisht LSDM-ja ka negocuar fshehurazi dhe vendimet e tyre kanë shkaktuar dëme kombëtare. Vlerësimin e tyre e quajnë manipulim të rëndë dhe keqpërdorim politik të opinionit publik.
"Po ata tradhtarë që negociuan fshehurazi dhe morën vendime në dëm të Maqedonisë, sot mbajnë leksione për patriotizëm dhe transparencë. Qytetarët e dinë mirë se kush premtoi një të ardhme evropiane, por la pas zhgënjim, përçarje dhe gënjeshtra… Llumi politik, i krijuar nga vite korrupsioni, kriminaliteti, klientelizmi dhe politikash shkatërruese, sot është më i zëshmi dhe përpiqet të paraqitet si autoritet moral”- thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Këto polemika ndër-partiake u aktualizuan pas që ditë më parë minsitri i jashtëm Mucunski dekalroi se me Brukselin zhvillohen bisedime për integrim evropian, por se përmbajtja dhe detajet e negociatave nuk duhet publikuar në këtë fazë.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
