Maqedoni
Ministri drejtësisë Shasivari, takon amabsadorin e Sllovakisë dhe Japonisë
06.08.2026 16:37
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim...

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova.
Siç njofton kabineti i ministrit, Shasivari ka theksuar rolin e rëndësishëm të Republikës së Sllovakisë në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
“Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të Republikës së Sllovakisë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm të procesit të integrimit evropian dhe avancimit të perspektivës evropiane të shtetit tonë” thuhet në njoftimin për media ndërkohë Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka realizuar takim edhe me Ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Setsuko Kawahara.
Siç njofton kabineti i tij u konfirmua përcaktimi i përbashkët për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.Gjatë bisedimeve, theksi u vu në Agjendën reformuese, forcimin e sundimit të ligjit dhe aktivitetet që lidhen me legjislacionin zgjedhor” thuhet në njoftimin për media.
