Të shtëna në një shkollë në Tajlandë - të paktën gjashtë të vrarë, eliminohet edhe i dyshuari 14-vjeçar
Në një shkollë të mesme pranë Bangkokut...

Në një shkollë të mesme pranë Bangkokut, Tajlanda sot shpërtheu një sulm me armë zjarri, ku humbën jetën të paktën gjashtë persona, ndërsa 15 të tjerë u plagosën, njoftoi policia.
Për të shtënat në shkollën "Debsirin Nonthaburi", në provincën Nonthaburi, në veriperëndim të kryeqytetit, dyshohet një nxënës 14-vjeçar i kësaj shkolle.
Shërbimet emergjente u dërguan menjëherë në vendngjarje, ndërsa nxënësit dhe mësuesit u evakuuan duke u larguar nga shkolla.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i afrohen zonës së shkollës, raportoi BBC.
Policia dhe mediat lokale besojnë se autori i sulmit ka vdekur, por ende nuk është e qartë nëse ai vrau veten apo u qëllua nga policia.
Shkolla Debsirin është një nga institucionet më prestigjioze arsimore në Tajlandë. Ajo u themelua në fund të shekullit XIX dhe sot ka degë në mbarë vendin.
