Maqedoni
Shkritorja “Makstill” përmbushë obligimet për lejen ekologjike
16.06.2015 14:50
Shkritorja “Makstill” i përmbush të gjitha detyrimet e parapara në lejen A të integruar për mbrojtjen e mjedisit jetësor në vend, deklarojnë drejtuesit e kësaj kompanie...

Sipas tyre, “Makstill” i ka instaluar të gjitha pajisjet e nevojshme, duke ndërtuar stacione dhe filtra mbrojtës të veçantë në oxhaqet e saj.
”Makstill” tani e tutje do të punojë me sistemin e ri i për mbrojtjen e ambientit jetësor të quajtur “filtrim të pluhurit”.
Njëkohësisht kjo kompani posedon edhe sistemin e matjes së grimcave në ambient, sistem për vëzhgim të ujërave të zeza nëntokësore dhe të gazrave.
Të gjitha këto obligime janë për mbrojtjen e ambientin jetësor dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Maqedonisë.
“Duam t’ju informojmë se Shkritorja “Makstill” i përfundoi me shumë sukses të gjitha aktivitetet e planit operativ që dalin nga leja A e integruar.
Ndërkohë, kanë përfunduar të gjitha 4 pikat prej planit operativ. Është instaluar stacioni për praninë e misioneve sekundare, realizimi i monitorimit të vazhdueshëm, ndërtimi i një depoje për pluhurin nga filtrat dhe gjetja e një zgjidhjeje për reciklim”- deklaroi drejtori gjeneral në “Makstill”, Ivan Baevski.
Në shtator të vitit 2013, “Makstill” mori lejen e integruar ekologjike dhe prej atëherë deri tani ata punuan në përmbushjen e standardeve ekologjike.
Investimi i përgjithshëm kap vlerën deri në 22 milion euro. Në muajt në vijim, “Makstill” do të instalojë edhe stacionin e matjes së cilësisë së ajrit në lagjen e Zhelezares, ku të gjithë qytetarët do të informohen për praninë e grimcave në ajër.
REXHEP QAMILI
