Maqedoni
LSDM dhe VMRO-DPMNE, përplasje rreth negociatave me Bullgarinë
07.08.2026 14:30
Deklarata e Kryeministrit të vendit Hristijan Mickovski...

Deklarata e Kryeministrit të vendit Hristijan Mickovski se pushimet verore do ti kalon në Bruksel me familjen e tij, ka nxitur reagimet e partis opozitare LSDM.
Sipas kësaj partie, çfarë do të thotë "ekskursion" në gjuhën politike?, Zakonisht do të thotë që dikush shkoi për takime dhe negociata, por ai dëshiron ta minimizojë rëndësinë e udhëtimit, ta portretizojë atë si një ekskursion turistik, jo si një udhëtim serioz pune.
“Pse Mickoski e thotë pikërisht kështu? Sepse nuk di si t'u shpjegojë votuesve të tij se çfarë po bën. Si mund t'u thotë atyre se e pranon propozimin francez?. Si mund t'u thotë atyre se gënjeu gjatë gjithë kohës në fushatë vetëm për të ardhur në pushtet?. Si mund t'u thotë atyre se gënjeu për emrin, për Marrëveshjen e Prespës, për "kushte më të mira negociuese", për "garanci"?. Si mund ta pranojë se ka gënjyer gjatë gjithë kohës? Nuk mundet. Dhe nuk ka më pse ta pranojë. Tani të gjithë e dinë. Mickoski gënjen për gjithçka. Të gjithë e kanë lexuar”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Por në këtë kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja, sipas partis në pushtet, Deri para ca kohësh, "kostumi" me pozicionin e Sekretarit për Bashkëpunim Ndërkombëtar nuk e dinte se çfarë do të thoshte shkurtesa NATO, por sot atij iu dha roli i dhënies së mësimeve mbi integrimin evropian.
“Nuk e di nëse ai është i vetëdijshëm se integrimi evropian është një nga çështjet më serioze shtetërore dhe për këtë arsye çdo pretendim për "marrëveshje sekrete", "negociata të fshehura" ose "vendime të marra tashmë" duhet të mbështetet nga fakte të verifikueshme. Në shoqëritë demokratike, është normale që të ekzistojnë bisedime diplomatike. Por një bisedë diplomatike nuk është e njëjtë me një marrëveshje sekrete, ashtu si spekulimi nuk është provë!. Kur këto dy gjëra barazohen qëllimisht, dëmin më të madh nuk e pëson qeveria ose opozita - e pësojnë qytetarët që mbeten të bllokuar në kthetrat e mosbesimit dhe spektakleve politike. Sa më pak argumente, aq më shumë informacion ekskluziv nga "burime të besueshme" rreth "planeve sekrete" dhe "skenarëve të fshehur"”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Vigenin, RMV-së i duhet mbështetja bullgare për në BE
Sipas partisë në pushtet, qytetarët nuk impresionohen më nga fjalët e forta, por nga rezultatet e forta!. Ndërkohë eurodeputeti bullgar, Vigenin ka derkalruar se nëse Maqedonia dëshiron të jetë anëtare e BE-së, ajo duhet të marrë mbështetjen e Bullgarisë.
“Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, nuk mjafton që përfaqësuesit e saj të vizitojnë kryeqytetet evropiane dhe të kërkojnë rrugë për në Parlamentin Evropian. Ata duhet të fitojnë mbështetjen e qytetarëve bullgarë dhe nuk duhet ta nënvlerësojnë këtë çështje”, deklaroi eurodeputeti bullgar, Kristian Vigenin për televizionin nacional bullgar.
FITIM KRYEZIU
