Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani, marrëveshje të përbashkët për mbrojtje
07.08.2026 16:20
Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar...

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes, sipas së cilës një sulm ndaj njërit prej vendeve do të konsiderohet sulm ndaj të tre aleatëve.
Pakti u firmos në Mekë gjatë një takimi mes presidentit turk Rexhep Tayyip Erdoğan, Princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif.
Në deklaratën e përbashkët, tre vendet thanë se marrëveshja synon “forcimin e parandalimit kolektiv kundër çdo akti agresioni” dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Marrëveshja ngjan me parimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s, ku një sulm ndaj një vendi anëtar shihet si kërcënim ndaj të gjithë aleancës. Pakti vjen në një kohë kur Arabia Saudite përballet me sfida të shumta të sigurisë në rajon, ndërsa tre vendet kërkojnë të forcojnë koordinimin e tyre ushtarak dhe strategjik.
Në deklaratë, theksohet se marrëveshja bazohet në lidhjet historike, interesat e përbashkëta strategjike dhe bashkëpunimin afatgjatë në fushën e mbrojtjes. Arabia Saudite është një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, Pakistani është i vetmi shtet mysliman që zotëron armë bërthamore, ndërsa Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO.
