Gjendja me ethet e Nilit perëNdimor, Cana: Pesë raste të reja, më parë të dyshuara
07.08.2026 16:20
Pesë raste të reja të cilat më parë ishin regjistruar si të dyshuara...

Pesë raste të reja të cilat më parë ishin regjistruar si të dyshuara, konfirmohen me ethe të Nilit Perëndimor, bëri të ditur për TMV2 drejtori i Klinikës Infektive Fadil Cana.
Aktualisht, në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar gjithsej 15 pacientë, thonë Cana, prej të cilëve tre me gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët me pasqyrë më të lehtë dhe trajtim mtë vazhdueshëm.
“Këta pesë raste të reja të konfirmuara janë pacientët të cilët kanë qenë disa ditë të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive , por te ta nuk kemi pasur konfirmim laboratorik. Do të thotë, ato pacientë pavarësisht se nuk kanë pasur konfirmim laboratorik, me diagnozë klinike dhe duke i përllogaritur si klinikisht raste të dyshimta, edhe ato pa marrë parasysh mos përdëftimin laboratorik deri tash trajtimi te ta ka qenë i vazhdueshëm dhe sipas të gjitha protokolleve mjekësore për raste të tilla”, deklaroi drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana.
Për shkak se infeksioni është rajonal dhe jo i izoluar vetëm në vendin tonë, nuk mund të prognozohet se sa kohë do të jetë i pranishëm ky lloj infektimi dhe se si mund të përfundojë në organizmin e një të infektuari, shton Cana, duke theksuar se megjithatë s’ka vend për panikë.
“Askush nuk mund të parasheh se si ai lloj virusi në një organizëm do të reagojë dhe të prognozon se sa raste do të kemi. Ajo që duhet të theksohet është se nuk ka hapësirë për panikë por ka hapësirë vetëm për kujdes pasi që ky lloj infeksioni i prek grupmoshat e vjetra dhe personat me sëmundje shoqëruese”, u shpreh Cana.
Të gjithë pacientët janë mbi 60 vjeç dhe janë nga zona më e gjerë e Shkupit.Ethet e Nilit Perëndimor janë infeksion viral i shkaktuar nga virusi i Nilit Perëndimor.
Autoritetet shëndetësore vazhdimisht rekomandojnë ngritjen e higjienës personale, shmangie nga ambientet e hapura në agim dhe muzg si dhe largimin e ujërave të ndenjura nga oborret, pasi ato paraqesin vende të përshtatshme për shumimin e mushkonjave.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
