Maqedoni
Zv kryeministri Besimi, nesër takime në Bruksel me përfaqësues të lartë të BE-së
16.06.2015 14:53
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi do të realizojë vizitë pune dy ditore në Bruksel...

Në kuadër të vizitës, gjatë ditës së nesërme është parashikuar të takohet ndarazi me Komisionerin e BE-së për politikat e fqinjësisë evropiane dhe negociatat e zgjerimit, Johanes Hahn, me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Kristijan Danielson, me Drejtorin për ballkanin perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikat e fqinjësisë evropiane dhe negociatat e zgjerimit të K.E-së, Zhan Erik Pake si dhe me euro-deputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit.
