Botë
Kosovë, pritet vazhdimi i seancës konstituive
07.08.2026 17:48
Në republikën e Kosovës pritet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit...

Në republikën e Kosovës pritet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, e ndërprerë dje me kërkesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili tha se nevoitet kohë shtesë për koordinim me partitë politike për zgjedhjen e presidentit.
Për këtë qëllim ai sot sërish I ka ftuar në takim kreun e PDK-së Bediri Hamza dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhiku, por Hamza sërish e ka refuzuar takimin duke bërë të ditur se partia e tij preferon të mbetet në opozitë.
Në takim ka shkuar vetëm Abdixhiku, i cili ka kërkaur vazhdimin e seancës konstituive përfshi zgejdhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të kuvendit.
