Maqedoni

Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë

07.08.2026 18:14

MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një 39-vjeçari nga Koçani...

MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një 39-vjeçari nga Koçani, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij policia ka gjetur dy pushkë gjuetie.

Departamenti i Policisë së Koçanit ngriti kallëzim penal kundër M.K. (38) nga Koçani për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë”.

Më 08.08.2025, oficerët e policisë kryen një kontroll në shtëpinë e të pandehurit, gjatë të cilit u gjetën dhe u konfiskuan dy pushkë gjuetie dhe lloje të ndryshme aksesorësh për prodhimin e municionit të gjuetisë.