Botë
Kaliforni, shembet një ballkon, 5 të vdekur e 8 të lënduar
16.06.2015 14:59
Një ballkon është shembur në një apartament në Berkli të Kalifornisë, duke u marrë jetën 5 personave dhe plagosur 8 të tjerë...

Shumë nga personat e plagosur janë në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën.
Ngjarja ndodhi pas mesnatës në një pallat fare pak larg kampusit të Universitetit të Kalifornisë në Berkli.
Ballkoni ndodhej në katin e fundit të një pallati katërkatësh, i cili në katin e parë ka dyqane dhe lokale.
Deri tani autoritetet kanë dhënë pak detaje lidhur me ngjarjen, apo për personat e vrarë e ata të plagosur.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Irlandës ka konfirmuar se mes viktimave ka shtetas irlandezë, edhe pse emrat e tyre nuk janë publikuar ende.
