LSDM, akuza ndaj VMRO-DPMNE-së për “Talir” dhe “Total”
LSDM-ja opozitare e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në...

LSDM-ja opozitare e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se në radhët e saja, ka individë që i cilësojnë si “llum”, ndërsa si pikë të përbashkët kanë paratë e qytetarëve. Në këtë kontekst nga LSDM i referohen dy rasteve gjyqësore, “Talir” dhe “Total”.
Bëhet fjalë për ata që prej vitesh vjedhin, bëjnë pastrim parash, përhapin urrejtje dhe tani përpiqen ta poshtërojnë popullin për ta heshtur”, akuzon LSDM.
“Dy raste. Njëri quhet “Talir”. Tjetri quhet “Total”. Në njërin është Gruevski, në tjetrin është Llatasi. Çfarë i lidh? Paratë e qytetarëve të Maqedonisë. Në të dyja rastet bëhet fjalë për para që duhej të shërbenin për interesin publik, por përfunduan në xhepat e tyre private dhe partiake. Prandaj për ta, populli është “llum”. Populli është dëshmitar. Shefi Llatas, pasi u lirua nga padia, me ndihmën e Mickoskit, tani në mënyrën e tij po e kthen borxhin. Një njeri që prej vitesh punon për shërbimet serbe, që nga koha e Millosheviqit, sot sërish po rikthehet në skenë me të madhe. Jo vetëm që drejton propagandën përmes 40 për qind të mediave të Orbanit, por tani, përmes Ivona Talevskës, sërish po hyn edhe në skemën me licencën e Euroneës dhe ‘Alo Group’”, - thuhet në reagimin e socialdemokratëve.
VMRO-DPMNE, qeverisja Zaev-Filipçe ishte kataklizmë
Nga VMRO-DPMNE u kundërpërgjigjën ndaj akuzave të LSDM-së. Nga partia në pushtet thonë se, LSDM është e pakënaqur me sukseset e qeverisë në ekonomi.
Si tregues të stabilitetit ekonomik ata përmendin rritjen e ekonomisë, uljen e borxhit publik, si dhe forcimin e institucioneve shtetërore.
Llumi i LSDM-së është i pakënaqur me sukseset e shtetit, shtatë tremujorë me rritje të PBB-së mbi 3 për qind dhe ulja e borxhit shtetëror janë tregues të stabilitetit ekonomik.
“Llumi i LSDM-së nuk mundet dhe nuk guxon të jetë ardhmëria të cilën të gjithë ne e meritojmë. Shtatë vitet kataklizmë të LSDM-së në pushtet me Zaevin dhe Filipçen nuk goxojnë asnjëherë më që të na përsëriten. Sipa partisë në pushtet për vetëm dy vjet, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja tregon se me menaxhim të përgjegjshëm dhe të ndershëm mund të arrihen rezultate konkrete ekonomike. Trashëguam shkretëtirë ekonomike, qytetarë të varfëruar, institucione të dobësuara dhe jofunksionale dhe detyrime të mëdha. Sot, me menaxhim të kujdesshëm të financave publike, jo vetëm që po ulet borxhi publik, por po ulet edhe borxhi shtetëror. Borxhi shtetëror tani është 51,7 për qind e PBB-së, që paraqet ulje prej 41 milionë eurosh”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë për një Maqedoni të qëndrueshme dhe ekonomikisht të fuqishme. (Rexhep Qamili, TVM2)
