Maqedoni
Kryqi i Kuq i Maqedonisë ndihmon emigrantët nga Siria dhe Iraku
16.06.2015 15:10
Kryqi i Kuq i Maqedonisë u del në ndihmë emigrantëve nga Siria dhe Iraku...

Kryqi i Kuq i Maqedonisë u del në ndihmë emigrantëve nga Siria dhe Iraku, përfshi edhe sigurimin e mbrojtjes primare shëndetësore për emigrantët që aktualisht ndodhen në Qendrën për Strehimin e të Huajve në Gazi Babë.
Emigrantët shtatë ditë në javë vizitohen nga mjeku, atyre u jepen barëra dhe ndihma tjera mjekësore në Gjevgjeli, Demir Kapi, Negotinë,Veles, Shkup dhe Kumanovë, thonë nga Kryqi i Kuq.
“Kryqi i Kuq i RM-së ka siguruar mbrojtjen primare shëndetësore për emigrantët jo të rregullt, të strehuar në Qendrën për Strehimin e të Huajve në Gazi Babë, ku shtatë ditë në javë vizitohen nga mjeku, u japin barëra dhe ndihma tjera mjekësore. Në periudhën janar-maj të vitit 2015 janë realizuar 2277 kontrollime mjekësore nga ato 1226 meshkuj,774 femra, 9 foshnje të porsalindura dhe 7 shtatzëna. Në nivel mujor jepen nga 6 deri 9 udhëzime në nivel sekondar dhe terciar, ku bëhet edhe transporti i personave në institucionet publike shëndetësore. Përkrahja psikologjike dhe ndihma humanitare, që kyç sigurimin e ushqimit plotësues, pakot higjienike, lojërat dhe veshmbathjen janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të cilat i implementon Kryqi i Kuq në Qendrën për Strehimin e të Huajve, në bashkëpunim dhe koordinim me Komisariatin për Refugjatë. Në periudhën janar –maj 2015, Kryqi i Kuq ka siguruar pako me ushqim dhe higjienë plotësuese për gjithsej 450 persona, të vendosur në Qendrën për Strehimin e të Huajve”- deklaroi sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
Po ashtu, nga Kryqi i Kuq njoftojnë se është vënë në funksion numri i telefonit: 143-400 për të gjithë operatorët e telefonisë mobile, si dhe xhirollogaria e fondit të solidaritetit.
Njëherit të gjithë të interesuarit për të dhuruar produkte ushqimore sugjerohen që do të ishte mirë që ato të ishin p.sh.: ujë për pije, biskota, perime të thata, ushqim i konservuar dhe facoleta të lagura. Tani për tani nuk nevojitet veshmbathje, pasi Kryqi i Kuq posedon sasi të mjaftueshme.
GYLTENE SINANI
