Maqedonia dhe Hungaria avancojnë mardhëniet në tregëti dhe investime
Maqedonia dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në të gjitha sferat me interes të përbashkët për të dyja vendet...

Në këtë ëdrejtim ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, është takuar me ministrin e punëve të jashtme dhe tregtisë në Republikën e Hungarisë, Peter Sijarto . Bashkëpunimi tregtar mes dy vendeve, vitin e kaluar shënoi rritje thuajse të dyfishtë në krahasim me vitet e mëparshme.
Gjatë takimit u ritheksua dhe mbështetja e plotë që Republika e Hungarisë ia ofron Maqedonisë për intergrimin në strukturat euroatlantike.
Nga ana e hungarezeve u shpreh interes për rrjedhën e përçuesit Manastir—Elbasan ,privatizimin e EMO-Ohër si dhe mundësin e bashkëpunimit për projektet infrastrukturore.
Ministri Sijarto njoftoi ministrn Neziri për mundësitë e bashkëpunimit mes kompanive hungareze dhe atyre të vendit për projekte të rëndësishme ,nëpërmjet bankës EKSIM të Hungarise e cila ka në dispozicion 150 milion dollarë për këtë qëllim. Bashkëbiseduesit vunë në dukje përkushtimin për një avancim më të madh të marrëdhënieve në çdo sfere me interes të përbashkët duke theksuar se Inicijativa qëndrore evropiane është mundësi dhe mekanizëm i mirë për një bashkepunimit më të përgjithshëm dypalesh dhe shumëpalesh.
Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri theksoi se rezultatet e mira në bashkëpunimin tregtare të të dyja vendeve jane rezultat i punës së Komitetit të përzier në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik , kështuqë sipas dinamikës së deritanishme propozoi që takimi I tretë të mbahet deri në fund të këtij viti, ku theksi duhet vënë më shumë në investimet ,projektet infrastrukturore dhe ato energjetike.
Ministri Neziri informoi edhe per projektin Manastir –Elbasan ,me çrast nga pala maqedonase është përpunuar plan investues ,ndërsa gjatë vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë është shprehur interes për përshpejtimin e aktiviteteve nga pala shqiptare.
Ministri i Ekonomise njohtoi se EMO-Ohër është në faze të përgatitjes së dokumentacionit për shitje ,prandaj nëse ekziston interes nga ana e kompanive hungareze, Ministria e Ekonomisë është e gatshme tu ndihmojë.
Njëherit ministri Neziri informoi edhe për projektet energjetike ,në mesin e të cilave edhe për atë se deri ku janë punët rreth ndërtimit të rrjetit të naftsjellesit ne Maqedoni.
Të dy bashkëbiseduesit shfaqën shpresen për një avancim edhe më të madh në pjesën e investimeve të cilat do të orientohen në sektore që kanë si synim përmirësimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit tregtare.
Në vitin 2014 Hungaria rradhitej si vendi i trete nga ata që investojnëmë shumë në Maqedoni me mbi 56 milion dollare ndërsa shkëmbimi tregtare arrin shifrën mbi 102 milion dollarë në krahasim me vitet e mëparshme , kur kjo shifër ishte rrreth 60 milionë dollarë.
