QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 25 vatra zjarri, aktualisht mbeten aktive vetëm 2

09.08.2026 13:04

Në 24 orët e fundit, në territorin e vendit...

Në 24 orët e fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat dy janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar plotësisht, informon Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarret në Gorno Lisice, Komuna e Aerodromit, ku digjet bimësi e ulët, dru dhe misër, si dhe zjarri në dalje nga Kriva Palanka, ku është prekur një deponi.
 
Zjarri mbi fshatin Zelenikovë, ku digjej pyll dhe bimësi e ulët, është vënë nën kontroll.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, zjarre janë shuar edhe në disa komuna të Shkupit, duke përfshirë Gazi Babën, Gjorçe Petrovin, Sopishten, Haraçinën, Studeniçanin dhe Karposhin.
 
Zjarre pati edhe në Novaci, Dollneni, Prilep, Çashkë, Veles, Rosoman, Strugë, Likovë, Vrapçishtë, Zhelinë, Gostivar dhe Delçevë.
 
Më shpesh digjet bimësia e ulët, por në disa raste u prekën edhe pyjet, pemët, mbeturinat dhe deponitë.