Kamberi, pacientët me viruse të traktit digjestiv në rritje
Te mjekët amë së fundmi është rritur numri i pacientëve...

Te mjekët amë së fundmi është rritur numri i pacientëve, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore të cilët janë të prekur me viruset e traktit digjestiv. Mjeku Benjamin Kamberi, thotë se n këto raste simptomet janë me diare, dhimbje barku dhe të vjellura.
“Sipas stinës që ndodhemi një prej shkkatarëve më të mëdhenj që sjellin deri në këto simptomatologji janë rotaviruset që I atakojnë organizmat dhe sjellin deri në diare të vjellura që mund të përfundojnë edhe me ndonjë seriozitet më të madh ku mund të sjellin deri në dehidrime të organizmit. Jo rrallë herë simptomatologjitë e tilla vijnë edhe si rezultat I konsumimit të ushqimeve të cilat nuk kanë qenë të përgaditura në mënyrë të mirëfilltë ose kanë qenë të konzervuara të ruajtura në mënyrë jo adekuate.” – deklaroi mjeku Benjamin Kamberi.
Për ti parandaluar të gjitha këto simptome dhe për të evituar rrezikun shëndetësor pacientët rekomandohet të ushqehen me ushqime më të freskëta dhe të marrin terapinë në bazë të simptomeve.
“Përgaditjet e ushqimeve ti bëjnë në mënyrë më të kujdesshme dhe të përdorin produkte që nuk do të jenë të dyshimta për shëndetin e tyre.Në anën tjetër pacientët rekomandohen ti eviton hapësirat që janë të stërmbushura me njerëz për ti evituar mundësisë për tu infektuar me virusët që dominojnë në këtë stinë. Të bëhet ventilimi i hapësirave të mbyllura, shtëpive dhe tu ikin kontakteve nga pacientë që lëngojnë nga simptomatologji të ngjashme. Pacientët që ankojnë nga simptome të ngjashme të marrin terapi simptomatike të marrin probiotikë,elektrolite dhe të konsultohen më mjekun e tyre.” – tha mjeku Benjamin Kamberi.
Mjekët apelojnë që qytetarët të marrin më shumë vitamina dhe minerale, të konsumojnë ujë, të shmangin alkoolin dhe pijet energjike, ushqimet me sheqer. Ndërsa pacientët më sëmundje kronike të marrin në kohë terapitë dhe të shmangin daljet nga ora 11:00 deri në orën 17:00. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
