Zërat për bisedime me Brukselin larg opinionit, Jashari: Janë legjitime, rëndësi të ketë proces
Deklarata e ministrit të jashtëm Timço Mucunski...

Deklarata e ministrit të jashtëm Timço Mucunski se me Bashkimin Evropian zhvillohen bisedime për tejkalimin e ngërçit integrues dhe se në këtë fazë nuk mund të bëhet publike rrjedha e negociatave diplomatike, mori vëmendjen e partive politike por edhe të opinionit.
Për profesorin universitar, Hasan Jashari, me rëndësi është që së paku të ketë takime me qendrat evropiane, vendet fqinje, qofshin edhe të këtilla, duke shtuar se qevera ka legjitimet për të zhvilluar takime e biseda edhe të fshehta edhe të hapura për qytetarët.
Por shton se për të mos lënë hapësirë për shkëmbime akuzash ndër-partiake, do të ishte më e parapëlqyer që qytetarët të njoftohet për përmbajten e bisedimeve. Ndërkohë Jashari thotë se kritikat e subjekteve politike janë normale, në kuadër të interesave të tyre partiake, të cilat mbrohen nga demokracia liberale.
“Është mirë që bisedohet, pa marrë parasysh se bëhen bisedat te fshehta, edhe me Unionin Evropian, edhe me ndërmjetës edhe me Bullgarinë. Kjo mund të merret me mend se ka diçka. Por, do të ishte më mirë që të kishte transparencë. Së paku gazetarëve por edhe opinionit publik t’i tregohet: me kënd bisedohet, si bisedohet. Duke marrë parasysh sociologjinë politike këtu te ne, atëherë menjëherë do të fillonte një rebesh, një sulm i vrazhdë në qeverinë.” – u shpreh Profesori universitar, Hasan Jashari.
Pas lajmit të LSDM-së për bisedime të fshehta me Brukselin dhe se pushteti është gati ta pranojë propozimin francez, Ministria e Jashtme hodhi poshtë pretendimet për ekzistencën e një marrëveshjeje të fshehtë apo negociatave të fshehta, duke ripërsëritur qëndrimin e qeverisë se nuk ka lëshime sa i përket interesave kombëtare, identitetit, gjuhës dhe historisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
