Irani, kërkesa të reja për ngushticën e Hormuzit

09.08.2026 19:05

Shteti iranian ka dalur me kërkesa të reja...

Shteti iranian ka dalur me kërkesa të reja për hapjen dhe vendosjen në funksion të ngushticës së Hormuzit. Autoritetet iraniane po i bëjnë një sërë kërkesash shtesë Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë pagesën e kompensimit financiar, heqjen e bllokadave dhe sanksioneve, si dhe zhbllokimin e aseteve të ngrira iraniane, ndërsa incidentet dhe sulmet ndaj anijeve tregtare në ngushticë nuk ndalen.

Nga ana tjetër Irani dhe Omani janë shumë afër një marrëveshjeje për të krijuar një rrugë të re të përkohshme detare përmes Ngushticës së Hormuzit, por Teherani thotë se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të hapur plotësisht këtë rrugë ujore strategjike.

Presidenti Masud Pezeshkian tha se rruga e dialogut është rruga më e mirë për zgjedhjen e çështjeve të hapura, por Irani nuk do të pranon kushte nëse nuk ka përparim gjatë bisedimeve.

“Hapja e ngushticës së Hormuzit ka mekanizmat e saja specifik, dhe nuk ka asnjë lidhje me avasimin e bisedimeve në mes Iranit dhe Omanit, sepse kjo varet nga shkalla dhe gadishmëria e SHBA-ve që ti pranojnë kushtet të përcaktuara nga shteti islamik i Iranit. Deri sa SHBA nuk e korigjon mënyrën e sjelljes, ngushtica e Hormuzit nuk mund të hapet” – tha Hosein Mohebi, zëdhënës i Gardës Revolucionare iraniane.

Ndërkohë Agjencia iraniane e lajmeve “Mehr”, ka publikuar një video të re të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, mes spekulimeve në rritje rreth shëndetit të tij. Megjithatë, nuk dihet se kur ose ku është bërë videoja.

SHBA, presim Irani të ndryshojë ose rrisim presionin

Nga Uashingtoni zyrtarë thonë se Irani nuk do të vendos taksa për kalim në ngushticën e Hormuzit, dhe se shteti Islamik është zotuar se nuk do ta pengon qarkullimin detar të naftës dhe të gazit.

Sipas Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Venc, Uashingtoni akoma është duke shikuar gadishmërinë e Iranit për ndryshime, në të kundërtën presioni mbi ta do të rritet.

“Pritshmërit tona janë se do të shohim të njëjtën sasi të naftës dhe gazit sikurse para fillimit të konfliktit, dhe ky është zotimi i Iranit që na është dhënë. Tani po mundohemi të sigurohemi se a do ta marrim atë për të cilën po flasim, tani mund të them se jemi në gjysmën e rrugës të kësaj loje, kjo akoma nuk ka përfunduar, por as nuk është në fillim” – u shpreh Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Venc.

Zhvillime të reja vinë edhe nga Jemeni, ku kjo e fundit ka filluar një varg sulmesh ndaj pjesëtarëve të grupit “Huthi”, të cilët përkrahen nga Irani.

Jemeni ka akuzuar këtë grupacion se e ka çuar vendin në konflikte të reja në rajon.

“Forcat tona të armatosura kanë realizuar një operacion ushtarak ndaj kapaciteteve të grupit ‘Huthi’, duke i përfshirë edhe elementet e tyre terroriste, dhe çdo sulm i tyre në ndonjë front, konsiderohet si sulm mbi forcat tona” – tha zëdhënësi i Ushtrisë së Jemenit, Kolonel Majed Al-Nazili.

Huthi është ndër grupacionet më të organizuara ushtarake dhe kujdesen për përhapjen e konflikteve të armatosura derisa SHBA dhe Izraeli janë në konflikt me Iranin. (Fitim Kryeziu, TVM2)