Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Filipine, 12 të vdekur
Të paktën 12 persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të zhdukur...

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm në Filipine për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga efektet e kombinuara të musonit jugperëndimor dhe cikloneve tropikale "Kujira" dhe "Dolphin", transmeton Anadolu.
Ndihmës sekretari i Mbrojtjes Civile, Laurence Mina tha se gjithashtu 11 persona u plagosën, njoftoi "The Philippine Daily Inquirer". Ai tha se shkaqet e raportuara të vdekjes përfshijnë rrëshqitjet e dheut, rrëshqitjet e gurëve, pemët e rrëzuara, goditjet elektrike dhe mbytjet.
Gati 586 mijë njerëz janë prekur në nëntë rajone dhe 33 provinca, sipas "GMA News Online".
Një total prej 4.866 personash u evakuuan në mënyrë parandaluese në rajonet I, III, Calabarzon dhe Mimaropa.
Më shumë se 32.800 njerëz janë zhvendosur dhe aktualisht po qëndrojnë ose në qendrat e evakuimit ose me të afërmit e tyre.
