Maqedoni

Çairi ndan 12 kontrata pune nga Programi “Punë Komunale-Fitimprurëse”

16.06.2015 15:58

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale, Agjencionin për punësim në Republikën e Maqedonisë dhe UNDP...

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale, Agjencionin për punësim në Republikën e Maqedonisë dhe UNDP, në bazë të kushteve nga Programi për punë komunale - Fitimprurëse dhe në bazë të konkurseve të shpallura publike për angazhimin e personave të papunësuar numër 09-724/7 dhe 09-724/8, Komisioni Komunal i Projektit Punë Komunale Fitimprurëse dhe Kryetari i Këshillit Zahir Bekteshi ndau kontrata pune 12-të personave shfrytëzues të programit PKF.
 
Programi Punë Komunale - Fitimpruese (PKP) ka për qëllim që të mundësojë inkuadrim social të personave të papunë nëpërmjet angazhimit të tyre në kohë të caktuar të shkurtuar pune, për shkak të arritjes së shkathtësive të caktuara dhe inkuadrim gradual në tregun e punës.