Botë
Tajfuni i fuqishëm godet rëndë Kinën, era me shpejtësi 150 km në orë
10.08.2026 13:01
Autoritetet në Kinë kanë evakuuar më shumë se 1 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre...

Autoritetet në Kinë kanë evakuuar më shumë se 1 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre, përfshirë kryeqytetin financiar Shanghai, ndërsa tajfuni “Delfin” preku tokën.
Stuhia ka sjellë shira të dendur dhe rrëshqitje dheu, ndërsa ka shkaktuar ndërprerjen e transportit në të gjithë rajonin. Rreth 1 mijë fluturime janë anluar vetëm në Shanghai gjatë të hënës.
Autoritetet kineze kanë konfirmuar se tajfuni “Delfin” është ulur tashmë në një kategori të stuhisë tropikale, megjithatë vazhdojnë që të alarmojnë qytetarët për shira të rrëmbyer, mundësi përmbytjeje dhe rrëshqitje dheu.
Sipas raportimeve, shpejtësia e erës ka arritur në 150 kilometra në orë. Deri më tani nuk ka të dhëna për njerëz të lënduar, por dëmet materiale vlerësohen të konsiderueshme.
