Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë, ulen çmimet e derivateve të naftës

10.08.2026 13:36

Nga mesnata, çmimet e karburanteve do të ulen ndjeshëm...

Vendimi është marrë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, ndërsa ulja mesatare e çmimeve të derivateve është 5,81 për qind.
 
Dizeli do të lirohet më së shumti, për 8 denarë për litër. Nga 11 gushti, një litër EURODIZEL BS do të kushtojë maksimalisht 91,5 denarë.Për 4 denarë për litër do të ulen edhe çmimet e benzinave. EUROSUPER BS-95 do të kushtojë deri në 87 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 deri në 89 denarë për litër.
 
Për 6 denarë do të ulet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri EL-1, i cili do të shitet për maksimalisht 92,5 denarë për litër.Ndërkohë, çmimi i mazutit M-1 NS ulet për 2,8 denarë për kilogram dhe do të jetë 43,5 denarë për kilogram.