Botë

Kosovë, Kurti: Po përpiqem ti shmangim zgjedhjet

10.08.2026 14:30

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, thotë se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje politike do të vazhdojnë, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të reja. Ai tha se është në komunikim me liderët politikë dhe se synimi është arritja e një marrëveshjeje që do t’i hapte rrugë zgjidhjes së ngërçit institucional. 
 
“Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje. E zgjidhja është marrëveshja politike”, deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. 
 
Për arritje të marrëveshjes mes partive ka bërë apel edhe kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari dhe Ushtruesja e Detyrës së presidentes Albulena Haxhiu. Njëherit nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë hedhur poshtë pretendimet e partive opozitare që procesi aktual i konstituimit të Kuvendit po zhvillohet në kundërshtim me Kushtetutën.
 
GYLTENE SINANI