Maqedoni
Temperatura të larta mbizotërojnë në vend, qytetarët i shmangin orët e nxehta
10.08.2026 14:48
Temperaturat e larta që kanë kapluar vendin tonë...

Temperaturat e larta që kanë kapluar vendin tonë janë të vështira për qytetarët. Shumica prej tyre dalin për ti kryer obligimet e tyre ditore në periudhën kur është më freskët në orët e paradites.
“Shumënxehtë,mora barna po me kohë e marrim terapinë”, deklaroi qytetari.
“Kur kemi nevojë dalim ,të marr gjëra për në shtëpi ,punë të tjera ,punë shtëpie ,dhe punoj në punë në ambient të hapur ..pijmë lëngje por uji është më I mirë I pazëvendësushëm”, u shpreh qytetari.
“Tash e kisha patjetër të dal për një termin të caktoj përndryshe nuk dal kur është nxehtë ,terapinë nga mjeku e marr në kohë”, theksoi qytetari.
ISHP: Qytetarët t’i respektojnë rekomandimet
Ditët e nxehta kërkojnë kujdes të shtuar, veçanërisht nga personat më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta. Nga Instituti i Shëndetit Publik rekomandojnë që qytetarët të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell dhe aktivitetet fizike në orët më të nxehta të ditës.
“Një nga rekomandimet më kryesore është të shmangen aktivitetet fizike gjatë ditës, në ambiente të hapura, nga ora 11 deri në orën 17.00. Ndërsa punëtorët që punojnë jashtë gjatë kësaj periudhe duhet të kenë më shumë pauza gjatë orarit të punës, të qëndrojnë më shumë nën hije dhe të marrin më shumë lëngje. Qytetarët duhet të veshin rroba me ngjyra të hapura dhe të marrin më shumë lëngje, të përdorin ushqime të lehta, me më pak kalori dhe yndyrë, si dhe ushqime pa sheqer. Duhet të shmangen pijet alkoolike, pijet energjike dhe ato me kafeinë”, deklaroi mjeku në ISHP, David Zdraveski.
Këto rekomandime, siç thonë nga ISHP duhet t’i respektojnë të gjithë qytetarët, sidomos personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë me sëmundje kardiovaskulare dhe gratë shtatzëna.
Autoritetet shëndetësore apelojnë që qytetarët të reagojnë me kohë në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Në këto raste, rekomandohet konsultimi me mjekun amë ose thirrja e ndihmës së shpejtë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
