Uji në Gostivar, LSDM dorëzon kallëzim penal
Përderisa gostivarasit vazhdojnë të mos të kenë të sigurt ujin për pije...

Përderisa gostivarasit vazhdojnë të mos të kenë të sigurt ujin për pije, partitlë politike përplasen në lidhje me atë se kujt i takon përgjegjsia për situanën në Gostivar.
LSDM-ja dorëzon kallëzim penal ndaj minsitrit të shendetësisë, Sasho Klekovski dhe tre drjetorëve nga fusha shëndetësore.
Akuza e opozitës maqedonase konsiston në lëshimet sistemike, mosveprimet dhe moszbatimin e kompetencave ligjore nga institucionet shëndetësore dhe inspektuese. Ftojnë Prokurorinë publike që të veprojë në sigurimin e provave dhe fakteve të paraqitura në kallzimin penal të tyre.
“Kallëzimi penal është kundër: Drejtorit të qendrës për shëndet publik, Shpend Ameti në Tetovë, Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, Drejtorit të inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Kiril Llazov dhe Ministrit të shëndetësisë, në qeverinë e Mickoskit, Sasho Klekovski. Ekzistojnë dyshime të bazuara se, në periudhën nga qershori i vitit 2026 e deri më sot, në cilësinë e personave zyrtarë ose përgjegjës në institucionet që drejtojnë, nuk kanë ndërmarrë veprime dhe masa për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave nga ndotja e ujit në Gostivar.” – tha Jon Fërçkovski nga LSDM.
VMRO fajin i’a hedh pushtetit paraprak
Nga VMRO-DPMNE kundërpërgjigjen se problemi me ujin e pijshëm në Gostivar ka ekzistuar që në kohën e qeverisjes së LSDM-së, dhe ftojnë këtë subjekt politik qe të mos e moralizojnë rastin.
“Për vite me rradhë, Filipçe dhe pushteti i udhëhequr nga LSDM-ja kanë marrë raporte nga institucionet shtetërore se uji në Gostivar nuk është i pijshëm, ndërsa ata këtë e kanë fshehur dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për t’u përballur me problemin.” – deklaroi Martin Andonovski nga VMRO -DPMNE.
Xhelili: Të enjten presim ujë të pijshëm
Ndërkohë Shtabi i Krizës shpreson se në çezmet e Gostvarit do të rrjedh ujë i pijshëm kah dita e enjte.
“Sipas matjeve që janë bërë sot, pas 72 orëve, 48, respektivisht 72 orë duhet të dalin rezultatet e treta që do të thotë diku ditën e enjte pres të ketë një njoftim nga shtabi qendror se definitivisht uji në çezmet e qytetit të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth që furnizohen nga sistemi që kishte një krizë, do të jetë i pijshëm.” – u shpreh Koordinatori i Shtabit të Krizës në Gostivar, Zudi Xhelili.
Furnizimi me ujë teknik rregullisht nuk mungon në fshatin Debresh, Bellovishtë, repartin e dializës pranë spitalit në Gostivar dhe në dy lagjet, Tullana dhe Fazaneria, gjersa uji i paketuar për pije vazhdon të shpërndahet në 9 pika, sqaroi për TVM2, Zudi Xhelili, kordinator i shtabit të krizës. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
