Mihajloviç zyrtarizohet te Milani
Milan shkarkon Filipo Inzaghin dhe emëron si trajnerin e ri të skuadrës serbin Sinisa Mihajlovic...

Klubi i Milanit falenderoi Inzaghin në faqen e tij zyrtare për kontributin e dhënë dhe zyrtarizoi kontratën dy vjecare me ish teknikun e Sampdorias, Sinisa Mihaljovic.
Trajneri 46 vjecar pritet të nisë menjëherë nga puna duke vizituar fillimisht Casa Milan dhe më pas qëndrën stërvitore në Millanelo. Aventura e tij do të nisë me grumbullimin e ekipit në datat 7 dhe 8 korrik, ndërkohë që serbi gjatë këtyre ditëve do të diskutojë më drejtuesit për objektivat e merkatos.
Në lidhje me Inzaghin, 41 vjecari italian e nisi aventurën e tij në stolin e kuqezinjve vetëm verën e shkuar duke zëvendësuar një tjetër legjendë të këtij klubi si Clarens Sedorf.
Kontrata e tij parashikonte edhe një vit tjetër qëndrimi në krye të Milanit, por sezoni zhgënjyes 2014 2015 në të cilin Milani dështoi të kualifikohej për kompeticionet europiane duke zënë vetëm vendin e 10 në Serinë A, solli edhe fundin e bashkëpunimit mes palëve, të cilët nuk e gjetën gjuhën e përbashkët në zgjidhjen konsensuale të marrëveshjes.
