Afati për maturën nesër dhe të premten, provimet do të zhvillohen në katër qytete
Afati i gushtit për provimet eksterne të maturës...

Afati i gushtit për provimet eksterne të maturës për kandidatët që në qershor nuk e kaluan maturën ose nuk e përfunduan atë do të zhvillohet nesër dhe më 14 gusht, duke filluar nga ora 9:00.
Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, në gusht për maturën shtetërore janë regjistruar 1.328 nxënës, për maturën profesionale 126 nxënës, ndërsa për maturën artistike gjashtë nxënës.
Nesër do të zhvillohet testi i provimit ekstern zgjedhor, matematikë ose gjuhë angleze. Për gjuhët e tjera të huaja, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe rusisht, të cilat i japin vetëm nxënësit e gjimnazeve, nuk ka kandidatë në gusht, njësoj si për lëndën histori, e cila është pjesë e maturës artistike.
Më 14 gusht do të zhvillohet provimi ekstern i detyrueshëm, gjuhë amtare dhe letërsi.
Për shkak të numrit dukshëm më të vogël të kandidatëve në gusht krahasuar me qershorin, ky afat i provimeve do të organizohet në katër qytete, në tetë lokacione.
Provimet sërish do të zhvillohen në fakultete, në Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Fakultetin Pedagogjik në Shkup, si dhe në fakultete në Tetovë, Prilep dhe Shtip.
