Botë
Nga Haiti në Venezuelë: Tërmetet më shkatërruese të dekadave të fundit
11.08.2026 13:56
Kolumbia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4...

Kolumbia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4, duke shkaktuar panik në disa rajone të vendit. Lëkundjet e forta rikthyen vëmendjen te tërmetet më shkatërruese që kanë goditur botën gjatë dekadave të fundit.
Haiti – 2010
Tërmeti me magnitudë 7.0 pranë Port-au-Prince shkaktoi një katastrofë humanitare. Vlerësohet se humbën jetën rreth 250 mijë deri në 300 mijë persona, ndërsa më shumë se një milion njerëz mbetën pa strehë.
Oqeani Indian – 2004
Tërmeti me magnitudë 9.1–9.3 pranë Sumatrës shkaktoi një cunami masiv që goditi 14 vende. Rreth 230 mijë njerëz humbën jetën, ndërsa valët arritën mbi 30 metra në disa zona.
Kinë – 2008
Tërmeti me magnitudë 7.9 në provincën Sichuan shkaktoi rreth 69 mijë viktima dhe mbi 374 mijë të plagosur. Miliona njerëz mbetën pa shtëpi dhe u regjistruan dëme të mëdha në infrastrukturë.
Pakistan – 2005
Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi rajonin e Kashmirit, duke shkaktuar rreth 80 mijë viktima dhe mbi 138 mijë të plagosur. Më shumë se 3 milionë njerëz mbetën pa strehë.
Turqi dhe Siri – 2023
Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7.8 dhe 7.5, goditën Turqinë jugore dhe Sirinë veriore. Bilanci ishte rreth 60 mijë viktima, mbi 121 mijë të plagosur dhe miliona persona të zhvendosur.
Japoni – 2011
Tërmeti me magnitudë 9.1 në brigjet e Japonisë shkaktoi një cunami katastrofik. Rreth 20 mijë persona humbën jetën ose u zhdukën, ndërsa katastrofa shkaktoi edhe aksidentin bërthamor në Fukushima.
Nepal – 2015
Tërmeti me magnitudë 7.8 vrau rreth 8,700 persona dhe la miliona të tjerë pa strehë. Lëkundjet shkaktuan edhe një ortek në malin Everest, ku humbën jetën persona në kampin bazë.
Indonezi – 2006
Një tërmet me magnitudë rreth 6.2–6.3 goditi ishullin Java, duke vrarë rreth 5,700 persona dhe plagosur mbi 36 mijë të tjerë.
Tërmetet mbeten ndër fatkeqësitë natyrore më shkatërruese, veçanërisht kur goditjet e fuqishme shoqërohen me cuname, rrëshqitje dheu apo shembje masive të ndërtesave.
