Chicago Blackhawks fitues të Stanley Cup
Chicago festoi ndaj Tampa Bej me 2:0 për triumf të përgjithsëm prej 4:2 në serinë finale, që ia siguroi trofeun e gjashtë më të vlefshëm në historinë e klubit...

“Blackhawks”, me një kthesë të madhe prej tre fitoreve të njëpasnjëshme, erdhën deri te trofeu “Stanley Cup”, edhe ate pasi ishin në dizavantazh prej 2:1 në fitore pas tri ndeshjeve të para.
Dankan Kit dhe Patrick Kane ishin golashnënues për Chicagon në këtë takim vendimtar të serisë finale, ndërsa I pamposhturi Kori Kraford, e mbrojti rrjetën e tij në mënyrë perfekte, duke regjistruar gjithsej 25 intervenime të sukseshme.
Ndryshe, Dankan Kit, me gjithsej tre gola dhe plotë 17 asiste në fazën e plej offit, u shpall MVP`i garave, duke fituar çmimin e quajtur “Kon Smith”. (Mustafa Ademi, TVM2)
