Temperaturat arrijnë deri në 40 gradë celsius, qytetarët: Dalim më shumë për në mjek
Edhe gjatë ditës së sotme vazhdojnë temperaturat e larta...

Edhe gjatë ditës së sotme vazhdojnë temperaturat e larta në vend deri në 40 gradë Celsius. DPHM paralajmëron se nga dita e enjte priten të ulen temperaturat deri në 38 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës së premte pritet ndryshim i motit me shi dhe bubullima.
“Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i nxehtë me diell deri në 40 gradë Celsius, sidomos në rajonin e Vardarit. Gjatë ditës së nesërme temperaturat do të jenë deri në 38 gradë Celsius dhe do të fryjë erë nga veriu, ndërsa gjatë ditës së enjte dhe të premte posaçërisht gjatë orëve të pasdites moti do të ndryshojë, do të jetë me shi, bubullima dhe erë të fortë dhe temperaturat do të ulen 5 deri në 6 gradë Celsius” –thanë nga Drejtoria për punë Hidrometeorlogjike.
Qytetarët e anketuar nga ekipi ynë, thonë se edhe pse janë temperaturat e larta ata dalin për ti kryer obligimet e tyre.
“Po mjaft vështirë e kemi, prej në mëngjes kam ardhur këtu, gruan e kam sjellë për ilaçe, mjek nuk ka, tash duhet të kthehemi në shtëpi…po i marrim.”
“Ja unë dal me ombrellë, temperaturat janë shumë të larta, mundohemi të kemi kujdes, po patjetër e kemi të dalim për në mjek. Terapinë e marrë në kohë.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
ISHP: Kujdes kategoria e ndjeshme e qytetarëve
Nga ISHP rekomandojnë qytetarët që të shmangin aktivitetet fizike gjatë ditës nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Të sëmurët kronikë dhe ato me sëmundje kardiovaksulare të marrin terapinë në kohë. Të konsumohen lëngje dhe më shumë ujë, të shmangin alkoolin dhe pijet energjike, të konsumohet ushqim i lehtë pa yndyrna, të vsihemi me rroba më te lehta dhe më syze mbrojtëse. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
