Gostivar - uji drejt normalizimit, priten analizat e treta, dhe më pas vendimi për pije

11.08.2026 17:56

Pas më shumë se një muaji krizë me ujin...

Pas më shumë se një muaji krizë me ujin, Gostivari është një hap më pranë normalizimit. Analizat e fundit tregojnë se uji prej disa ditësh është në gjendje të mirë, ndërsa tash po pritet që të stabilizohet edhe niveli i klorit të tretur.

Sipas Zudi Xhelilit, nga Shtabi Lokal i Krizës, mostrat janë marrë në shtatë pika nga tre laboratorë. Dy seri analizash kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar, ndërsa rezultatet e treta priten nesër rreth mesditës.

Nëse edhe analizat e treta konfirmojnë rezultatet e deritanishme, pritet që të merret qëndrim për heqjen e ndalesës dhe lejimin e ujit për pije.

“Uji ka disa ditë që ka qenë i mirë, mirëpo është pritur që të zvogwlohet sasia e klorit të tretur në ujë e cila ka qenë në nivele të larta në krahasim me situatwn normale, sepse në situata krize, lejohet që sasia e klorit të jetë edhe pak më i lartw. Labaratoritë që janë marrë me analiza në çdo 12 orë, pas një kohe i rekomanduan ndërrmarrjes ‘Komunalec’ që menaxhon me ujësjellësin e Gostivarit ta zvogëloj sasin e klorit dhe janë marrë mostra prej 7 pikave nga ana e tre labaratorwve dhe kanë dalë dy analiza të mira, sasia e klorit është në kuadër të parametrave të lejuara. Rezultatet e treta dalin nesër diku në drek dhe ndoshta Shtabi qëndror pas këtyre tre rezultateve të sasisw së normalizuar të klorit të tretur do të dalw me një njoftim se uji do të jetë i lejuar për pije.” – tha Zudi Xhelili nga Shtabi Lokal i Krizës.

Gjendja me ujin në Gostivar, pushteti dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën

Ndërsa institucionet presin rezultatet e fundit, situata në Gostivar vazhdon të jetë temë për përplasje politike. LSDM-ja vazhdon të akuzojw autoritetet për menaxhim të dobët të krizës.

Sipas tyre fshatrat dhe pjesë të qytetit janë ende me ujë teknik, teksa akuzojnë autoritetet se po zvarritin zgjidhjen e problemit.

“Përsëri uji në Gostivar nuk është i sigurt për t’u pirë. Pas të gjitha njoftimeve, pas të gjitha premtimeve, pas të gjitha ‘analizave që tregojnë përmirësim’ - qytetarëve ende nuk u lejohet të pinë ujë çezme. Prej pesë javësh. Temperaturat janë shumë të larta, qytetarët nuk kanë ujë. Shtabi lokal i krizave e zgjat ndalimin. Uji po shpërndahet në pesë pika. Fshatrat dhe pjesë të qytetit janë ende me ujë teknik”. – deklaroi Trajçe Stojçevski nga LSDM.

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja kundërpërgjigjen me akuza për mosveprim ndaj raporteve të mëhershme për ndotjen e ujit. Nga partia kërkojnë që Prokuroria Publike të hetojë rastin dhe dokumentet e publikuara.

“Pikërisht ata që kanë pasur pushtet politik dhe institucional për vite me radhë, sot po përpiqen me zë mw të lartë ta zhvendosin përgjegjësinë mbi të tjerët. Në vend që të shesin moral sot, ata duhet të përgjigjen për mosveprimin mbi 400 raportet e marra që tregojnë për ujë të ndotur në zonën e Gostivarit. Banorët e Gostivarit duhet të dinë pse janë helmuar për vite me radhë dhe LSD dhe Filipçe nuk kanë ndërmarrë asnjë hap. Prandaj, i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të hapë një çështje pasi të dëgjojë raportin dhe të hetojë dokumentet që kemi bërë publike”. – u shpreh Martin Andonovski nga VMRO-DPMNE.

Përtej përplasjeve politike, vendimi që presin qytetarët është ai i institucioneve. Nëse edhe analizat e fundit dalin brenda parametrave të lejuara pritet që të sillet vendim nëse uji do jetë i lejuar për pije. (Sanije Duraku, TVM2)