Ekonomi

Panair për Energji të Pastër, kërkohet zhvillim më i madh i energjisë diellore

16.06.2015 16:59

Përfaqësues nga universitete dhe kompani të ndryshme nga Maqedonia...

Përfaqësues nga universitete dhe kompani të ndryshme nga Maqedonia, përmes prezantimeve të shkurtra të programeve për studime dhe bursa, si dhe për teknologjitë e tyre, mundësitë për punësim dhe praktikë të të rinjve do të diskutojnë në “Panairin për energji të pastër”, i cili sot dhe nesër do të mbahet në Shkup, si pjesë e Javës Evropiane  për Energji të Qëndrueshme.

Ky panair organizua nga Shoqata Qytetare “GO Green” në bashkëpunim me Fondacionin “Konorad Adenauer” dhe Ambasadës franceze në Shkup, ku të rinjtë do të mund të inkuadrohen në ndërmarrjet që punojnë  me energji ripërtrirëse dhe universitetet të cilat ofrojnë studime të kësaj lëmie, për t’u  informuar me mundësitë për zhvillim akademik dhe profesional.

“Maqedonia është e varur nga lëndët djegëse-fosile dhe 80% e energjisë primare përfitohet nga nafta dhe qymyri. Për këtë arsye të rinjtë dhe sistemi i arsimit  duhet të kenë rëndësi kyçe për tranzicion të suksesshëm energjetik nga lëndët djegëse fosile në burime ripërtëritëse të energjisë. Ka një numër bukur të madh universitetesh të cilat ofrojnë programe studimore për burimet e ripërtëritëse të energjisë, por përsëri kjo nuk është e mjaftueshme”- deklaroi Mark SokoloVski nga “Go Green”.

Organizatorët e panairit dëshirojnë zhvillim më të madh të energjisë diellore dhe janë kundër ndërtimit të hidrocentraleve të mëdha për shkak të mbrojtjes së ambientit jetësor.

“Konversioni i mbeturinave deri në lëndë të dobishme djegëse ka jo vetëm benefit ekologjik, por edhe ekonomik e social. Në fakultet zhvillojmë teknologji të reja, të cilat tentojmë t'i implementojmë në disa nga ndërmarrjet, ose t'ua ofrojmë investitorëve”- tha profesori i Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik, Slavço Aleksovski.

Në këtë panair u tha se deri në vitin 2020 në Evropë do të hapen tre milionë vende të reja pune në fushën e burimeve të energjisë së ripërtërishme. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)