Egjipt, përplasen dy kamionë me punëtorë bujqësorë, plotë 18 viktima

11.08.2026 20:55

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën...

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në veri të Egjiptit, ku dy kamionë të vegjël, që transportonin punëtorë bujqësorë, u përplasën me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se një pjesë e madhe e viktimave ishin të mitur. Sipas një burimi mjekësor të cituar nga AFP, shumica e të vdekurve ishin adoleshentë 13 dhe 14 vjeç.

Ndërkohë, media egjiptiane Al-Masry Al-Youm raportoi se viktima më e vogël ishte vetëm 10 vjeç.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes tragjike.