Swiatek dhe Svitolina, gjysmëfinalistet e para të Torontos
11.08.2026 20:08
Tenistja e tetë dhe e nëntë në botë, polakja Iga Swiatek...

Tenistja e tetë dhe e nëntë në botë, polakja Iga Swiatek dhe ukrainasja Elina Svitolina, siguruan në natën mes hënës dhe të martës kualifikimin në gjysmëfinale të Mastersit në Toronto.
Sëiatek, ish-numri një i botës, mposhti bindshëm rusen Diana Shnaider me rezultatin 2:0, ndërsa Svitolina ishte më e mirë se bashkëkombësja e saj Ekaterina Alexandrova, duke fituar me 2:1 në seta.
Për Swiatek ky është vetëm gjysmëfinalja e dytë këtë vit, pas asaj në Romë, ku pikërisht Svitolina e eliminoi.
Të rikujtojmë se numri një i botës, Aryna Sabalenka, u eliminua në raundin e 1/8-ave nga Ekaterina Alexandrova.
