Evropiani i notit, dominim i stafetave britanike

11.08.2026 20:12

Me triumfin e stafetave britanike për meshkuj...

Me triumfin e stafetave britanike për meshkuj dhe femra në 4x200 metra stil i lirë, si dhe të rusit Ilja Borodin në 400 metra të përzier, u mbyll dita e parë e finaleve të Kampionatit Evropian të notit në Paris.

Stafeta britanike e femrave në 4x200 metra stil i lirë fitoi titullin e kampiones së Evropës, duke përfunduar dukshëm përpara konkurrencës. Britaniket triumfuan në finale me kohën 7:45.93 minuta.

Notarët britanikë ndoqën shembullin e bashkëkombëseve të tyre, duke fituar medaljen e artë në të njëjtën disiplinë me kohën 7:01.52.

Rusi Ilja Borodin përfitoi nga tërheqja e francezit Léon Marchand për të fituar titullin evropian në garën e 400 metrave të përzier. Borodin e përfundoi garën me kohën 4:08.17 minuta, përpara italianit Alberto Razzetti (4:10.40).

Medaljen e bronztë e fitoi britaniku Max Litchfield me kohën 4:11.58.