Kampionati Evropian i Atletikës, britanikja Hunt femra më e shpejtë në Evropë

11.08.2026 21:36

Pas pothuajse një viti pa garuar...

Pas pothuajse një viti pa garuar, norvegjezi Jakob Ingebrigtsen fitoi në Birmingham titullin e tij të katërt radhazi si kampion evropian në garën e 5,000 metrave, duke lënë pas gjermanin Florian Bremm dhe francezin Etienne Daguinos.

Sprinterja britanike Amy Hunt siguroi titullin e saj të parë në Birmingham, duke fituar garën e 100 metrave me kohën 11.00 sekonda.

Në garën e stafetës së përzier 4x400 metra triumfoi Norvegjia me kohën 3:09.62, e udhëhequr nga Carsten Ëarholm. Pas saj u renditën Britania e Madhe (3:10.47) dhe Holanda (3:10.77).

Hedhësja holandeze e gjyles Jessica Schilder, doli kampione e kontinentit të vjetër me hedhjen 20.73 metra. 27-vjeçarja, kampione e botës në Tokio në vitin 2025, u bë atletja e parë që fiton tre tituj radhazi evropianë në hedhjen e gjyles që nga rusja Nadezhda Chizhova, e cila fitoi katër tituj mes viteve 1966 dhe 1974.

Ndërsa në hedhjen e gjyles për meshkuj, italiani Leonardo Fabbri mbrojti titullin me hedhjen 22.31 metra, përpara bashkëkombësit të tij Zane Ëeir (21.12 m) dhe suedezit Ëictor Petersson (20.97 m).