Shiu anuloi çerekfinalet e Mastersit në Montreal
11.08.2026 22:11
Organizatorët e turneut ATP Masters në Montreal...

Organizatorët e turneut ATP Masters në Montreal u detyruan, për shkak të shiut, të anulonin dy ndeshje çerekfinale të konkurrencës së meshkujve që ishin parashikuar të zhvilloheshin mbrëmjen e kaluar.
Të katër ndeshjet çerekfinale të këtij turneu të kategorisë Masters 1000 do të zhvillohen sonte sipas kohës sonë lokale, gjysmëfinalet janë planifikuar për të mërkurën, ndërsa finalja për të enjten.
Në çerekfinalet e para, të planifikuara për të hënën, duhej të përballeshin spanjolli Rafael Jodar me francezin Arthur Fils, si dhe italiani Luca Darderi me amerikanin Brandon Nakashima.
