Gostivar, nisin punimet e ndërtimit të shtegut eko-rekreativ

16.06.2015 17:40

Sot, zyrtarisht filluan punimet për ndërtimin e shtegut eko-rekreativ që do të nisë nga parku i madh i qytetit të Gostivarit dhe do të përfundojë te burimi i lumit Vardar në fshatin Vërtok...

Për t’u informuar më për së afërmi me punimet e shtegut për këmbësorë, që realizohet nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, kishte dalë edhe kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili këtë projekt e cilësoi  si më të rëndësishëm prej gjithë projekteve që ka realizuar deri më tani.

Mjetet e ngelura me vlerë prej 88 mijë euro do të shfrytëzohen për përgatitjen e dy studimeve, për zhvillimin e turizmit në territorin e Komunës se Gostivarit, si dhe për bio-diversitetin e lumit Vardar në territorin e Komunës së Gostivarit. Po ashtu në kuadër të projektit është paraparë vizita studimore në Komunën e Dragashit, pra në Republikën e Kosovës, si dhe promovimi i ofertave të përbashkëta turistike për këto dy komuna.

Vënia në funksion e shtegut për këmbësorët do të shërbejë edhe për pacientët e shtruar në Spitalin e Gostivarit, pasi ndodhet shumë afër objektit spitalor. (Lulzim Haziri, TVM2)